Rajon

Ndoka Ramës: Kjo e Enverit të Kosovës u harrua, me grekët ja hodhe, por me këtë Trampin, Zoti qoftë me ty!

By Dijart Dyla

November 09, 2016

​Ish alelati i majtë, kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka ka komentuar në profilin e tij në Facebook, deklaratat e bëra më herët nga kreu i qeverisë Edi Rama në lidhje me kandidaurën dhe tashmë presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Duke i numëruar ‘tre dështimet’ për të cilat Rama ka ftohur marrëdhëniet me aleatët e rajonit, Ndoka tregohet ‘zemërmirë’ me Ramën, duke e konsideruar ende një mik të mirë, por që shumë shpejt do të braktiset edhe nga vetë të majtët.

Reagimi i Nard Ndokes

Goja “llap” , shpina “dap”!

Edi Rama tashme ‘non grata’ ne dy shtete dhe me ‘botën’!

Miku im ne dite te veshtira Edi, është ne situate shume kritike për vete, por edhe për vendin!

Se pari, Enver Hoxhaj i Kosoves, i tha publikisht te mbylle gojen dhe mos te flasë per Kosovën!

Se dyti, Greqia zyrtare e ka shpallur te padeshiruar, sipas tyre ka folur me shume se duhet dhe kot!

Se treti, vjen lajmi bombe nga SHBA-të, Donald Tramp votohet si President i SHBA-ve!

Situate e nderlikuar, aksionet e ngritura me mund e protagonizem folklorik per muaj me radhe, shemben për dy tre jave!

Dite te vështira do vine, te ndërlikuara, me zhurme, përplasje, bllokade, ngecje, pastaj edhe opozita në krahun tjetër!

Edi, mos u merzit miku im në ditë te vështira, erdhi prap koha që të ulesh sërish me miqte e tu të mirë.

Tahiri, Bushati e &co do të largohen, ato jane ‘proamerikane’, nuk mund t’ja lejojne vehtes qe ti shohe Trampi me ty!

Une serish do të pranoj, jam demokristian; në ditë të mira e në ditë të veshtira!

Ky Trampi është ‘nevrik’, qe sot deklaroi shtabi i tij: Iku koha e Sorosit me korrupsionin e tij ne Shqiperi!

Nuk priten as shpalljen zyrtare, si me nxitim e kane marre!

Keto Greket i ‘gjunjezove’, mbas shokut Enver, vetem ti ju tregove vendin, bravo!

Prap ka ngushllim, mblidhe veten, ke vellaun Erdogan, mikun ne Serbi!

Erdogani do sjelle ndihma prap, kesaj radhe te perdorura, se edhe ai është ne hall.

Ketij mikut te Serbise, thuaj ndoj fjale, se ai e ka mire me Trampin, nuk e kisha seriozisht thuaj, kaloje fajin te Lu!

Kush e duron Berishen ne parlament o burre o burre, sikur ka fitu vete, jo Trampi!

Kjo e Enverit te Kosoves u harrua, me Greket ja hodhe per momentin, por me kete Trampin, se di ç’fare te them!

Zoti qofte me ty!