Vend

Ndërprehet prodhimi i ujit në dy fshatra të Lipjanit

By Dijart Dyla

November 09, 2016

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” bën të ditur se njësia Operative e Ujësjellësit në Lipjan, njofton banorët e fshatrave Torinë dhe Poturovc të komunës së Lipjanit, se për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike ditëve të fundit dhe rritjes së shkallës së turbiditetit në puse , jemi të detyruar të ndërprejmë prodhimin/ distribuimin e ujit për dy fshatrat e lartëcekura.

“Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e tjera të menaxhimit vazhdon të jetë në suaza normale. Kërkojmë mirëkuptim për konsumatorët e dy fshatrave deri në përmirësimin e situatës meteorologjike, respektivisht zonës ku janë të vendosura puset.” thuhet në komunikatë.