Jese Rodriguez, sulmuesi i Paris Saint-Germain, mund të rikthehet në La Liga gjatë dimrit.
Sipas mediave spanjolle, skuadra e Sevillas ka shfaqur interesim për transferimin e Jese Rodriguez nga Paris Saint-Germain.
Spanjolli u transferua gjatë verës nga Real Madridi në Paris për 25 milionë euro, por deri më tani ka dështuar t’i tregojë vlera.
Kështu, Sevilla e dëshiron ish-anëtarin e Real Madridit në janar, në formë huazimi, deri në fund të sezonit.
Jese shihet si zëvendësim për Carlos Fernandez, i cili është lënduar. Transferimi në Sevilla mund t’i konvenojë edhe spanjollit, për ta rikthyer formën.

