GKK shpall emrat e jurisë së ekspozitës ‘Artistët e Rinj’

Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli emrat e Jurisë së pavarur profesionale për zgjedhjen e fituesit në ekspozitën AR – 2016

Prishtinë, 09 nëntor 2016 – Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli emrat e Jurisë së pavarur profesionale për zgjedhjen e fituesit në ekspozitën AR – 2016.

Juria e përbërë nga:

Sislej Xhafa, i lindur në Pejë, artisti i cili jeton dhe vepron në New York. Është i njohur për hetimin e tij artistik të realitetit social, ekonomik dhe politik të ndërlidhur me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne.

Adrian Paci, i lindur në Shkodër, Shqipëri, Adriani studioi pikturën në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1997 ai u zhvendos në Milano ku edhe jeton e punon edhe sot.

Maksut Vezgishi, është arkitekt, dhe artist vizuel, që jeton dhe punon si artist i pavarur në Bruksel.

Në tetor të këtij viti, Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli emrat e pesë finalistëve të edicionit të parë “Artistët e Rinj”: Jetullah Sylejmani, Luan Bajraktari, Bujar Sylejmani, Agron Blakçori, dhe grupi Haveit të cilët u mbështeten në realizimin e punëve për ekspozitën finale. Finalistët u përzgjodhën nga juria selekcionuese e përbërë nga zyrtarja për kulturë në Ambasaden Franqeze Natacha Guilbeau, artisti Leutrim Fishekqiu dhe artisti, Ibro Hasanoviq. Ekspozita Artistët e Rinj do të hapet nesër (të enjten) më datë 10 nëntor në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 dhjetor 2016, ku do të shpallet edhe fituesi I kësaj gare nga Juria.

Ekspozita u kurua nga Mehmet Behluli dhe Lulzim Zeqiri.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....