Freedom House radhit Maqedoninë ndër vendet pa liri të medias

Maqedonia stagnoi nga vend “me liri të pjesërishme” në “vend jo të lirë” sa i përket lirisë së medias, vlerësoi organizata ndërkombëtare Freedom House në raportin e vet për vitin 2016.

Sipas organizatës, arsyeja për këtë ngecje qëndron në atë se “u zbulua se ekziston përgjim i madh joligjor i gazetarëve nga ana e qeverisë, në lidhjet korruptive ndërmjet funksionarëve dhe pronarëve të medias dhe në rritjen e kërcënimeve dhe sulmeve mbi punëtorët medialë”.

Raporti gjithashtu vëren se mediumet në Maqedoni janë thellësisht të ndarë sipas vijës politike.

“Vetëcensura te gazetarët është e zakonshme, kryesisht për shkak të presionit nga pronarët e mediave me biznes apo interesa politike të veçanta dhe, së fundi, për shkak të shqetësimit nga përgjimet. Gazetarët paguhen dobët dhe përballen me kërcënime dhe keqtrajtime kur merren me gazetari hulumtuese apo shkrime kritike”, thuhet në raportin e Freedom House.

media-1109_1478694276-2751678

Temat
Botë

Të afërta