Fjalimi emocionues i Hillary Clinton pas humbjes në zgjedhje (Video)v

Hillary Clinton fillimin e fjalimit të saj e nisi duke thënë se shpreson se Donald Trump do të jetë president i mirë për vendin dhe se do të luftojë për të mirën e popullit

“Më vjen keq që nuk kemi fituar, megjithatë kaluam ditë të gjata të kampanjës bashkë, ditë që vazhdojnë të më mbushin me gëzim”, ka thënë Clinton, shkruan Gazeta Express.

“Kjo është e dhimbshme dhe do të mbetet për një kohë të gjatë e dhimbshme për mua”, tha Clinton derisa i mbusheshin sytë me lot.

“Duhet ta pranojmë, Donald Trump do të jetë presidenti ynë”, ka thënë Clinton, duke shtuar se vendi tashmë ka një punë të madhe, duhet të luftojë për lirinë e shprehjes dhe për vlerat amerikane, ta mbrojnë vendin dhe planetin, transmeton Gazeta Express.

Ajo gjatë fjalimit tha se iu falënderohet të gjithë stafit të saj që kanë qëndruar afër saj për një vit e gjysmë.

“Këtë e bëmë për të gjithë, njerëz me ngjyrë, emigrantë, njerëz me aftësi të kufizuara… për të mirën e të gjithëve”, tha Hillary Clinton.

Temat
Botë

Të afërta