Rajon

Del ekspertiza e gruas shtatzënë që humbi jetën bashkë me foshnjën: Ja pse vdiq Aida

By Dijart Dyla

November 09, 2016

Mjekësi ligjore ka përfunduar ekspertizën për Aida Çajkën, gruaja e cila humbi jetën bashkë me foshnjën e saj të palindur në maternitetin “Kiço Gliozheni” në Tiranë.

Ekspertiza thotë se vdekja e Aida Çajkës ka ardhur si pasojë e çarjeve të enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën.

Ky është versioni zyrtar për vdekjen e shtatzënës, që çoi në ndalimin e tre gjinekologëve për shpërdorim detyre dhe shkarkimin e Drejtores së maternitetit, Rubena Moisiut.

Por, më pas gjinekologët u lanë të lirë. Ndërsa, ekspertiza nuk thotë nëse në vdekjen e gruas shtatzënë ka pasur ndikim mënyrë e sesi kanë operuar mjekët.