Barcelona dhe Manchester City kanë marrë një lajm të keq nga mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, Hector Bellerin pritet ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën londineze, derisa do të paguhet mi 100 mijë funte në javë.
Kështu, Bellerin ua ka shuar shpresat Cityt dhe Barcelonës. Përveç Bellerinit, Arsenali pritet ta vazhdojë kontratën edhe me Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin.
