Lajme

Ramadani: Trajtimi jo transparent i rastit të Deharit, gabim institucional

By FIRST CHANNEL

November 08, 2016

Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani vlerëson se trajtimi jo i plotë dhe jo tansparent i “rastit Dehari” është gabim institucional.

Siç shkruan ai, konfuzioni në rritje dëmton sigurinë kombëtare.

Dehari, ish aktivist i vetëvendosjes, u varros sot, pasi humbi jetë ditën e së shtunës në rrethana të panjohura.

Ndërkohë anëtarët e Vetëvendosjes, ndarjen nga jeta të Astritit po e cilësojnë si vrasje.