Lajm i keq për Turqinë, gëzohet Kosova (FOTO)

Qendërmbrojtësi turk, i cili aktualisht luan për Bayer Leverkusenin, Omer Toprak, është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar nga Fatih Terim për ndeshjen Turqia-Kosova.

Mediat turke pak më parë kanë raportuar se lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Kosovës për shkak të lëndimit dhe 27-vjeçari është larguar nga kampi i reprezentacionit.

Toprak ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Turqisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndaj Islandës dhe Ukrainës.

Kujtojmë se Turqia dhe Kosova do të luajnë 12 nëntor (e shtunë) me fillim në ora 18:00 në stadiumin e klubit të Antalyasporit.

milli-takim-da-omer-toprak-soku-1394683

Temat
SportVend

Të afërta