Fun

Kur 50,000 njerëz vallëzojnë së bashku në Kinë

By FIRST CHANNEL

November 08, 2016

Kinezët e duan shumë vallëzimin në publik, aq shumë sa që kanë arritur në mënyrë të koordinuar të vallëzojnë më shumë se 50,000 njerëz.

Burra dhe gra, kanë vallëzuar së bashku të veshur me konstume të njëjta, në përpjekje për të vendosur një rekord të ri, në Librin Botëror të Rekordeve, me vallëzim të njëkohëshëm, transmeton lajmi.net

Spektakli, i cili u pa në të gjitha qytetet e mdha kineze, përfshirë Shangai, Pekin, Tianjin dhe Shenzhen, kishte qëllim për të tërhequr vëmendjen e publikut për shëndetin dhe mirëqenien e pensionistëve në Kinë, pasi të gjithë prej tyre ishin pensionistë.

Mijëra pjesëmarrës u mblodhën në hapësirat publike të 14 qyteteve ku ata edhe e kishin planifikuar e përgatitur spektaklin.

Shfaqja u organizua nga Red Dance, një kompani e përkushtuar për promovimin e valleve katrore – një formë popullore e vallëzimit publik në Kinë dhe secili nga vallëtarët, kryesisht femra, treguan vendosshmëri absolute për të qenë sa më të mirë në lëvizjet e përbashkëta./lajmi.net

Totali i pjesëmarrësve ishte, 50,085. Shikoni nepërmjet videos performancen e tyre: