Këshilli Prokurorial: Miratohet propozimi për emërimin e 25 kandidatëve për prokurorë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 123, të udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u miratuan propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen nëpër prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës emrat e njëzetepesë (25) kandidatëve për prokurorë.

Sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK-ja para se të dorëzojë propozimin për emërim tek Presidenti i Republikës së Kosovës të kandidatëve për prokurorë, do të kërkojë mendimin e prokurorisë përkatëse për kandidatët e propozuar.

Gjatë këtij takimi, Këshilli ka caktuar zyrtarin ligjor të Sekretariatit, Valdrin Krasniqi, si Zyrtar kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media nga Këshilli Prokuroial.

KPK-ja po ashtu, sot ka marrë vendim për kompensimin e përkthyeseve për angazhim gjatë kujdestarisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta