Teknologji

Imazhet me lëvizje (GIF), tashmë me përdorim edhe në Whatsapp

By FIRST CHANNEL

November 08, 2016

Të fiksuarit pas aplikacionit WhatsApp më në fund do të kenë një shërbim që i ka mundur këtij rrjeti social.

Shërbimi më popullor në botë për mesazhet ka përditësuar aplikacionin duke mundësuar përdorimin imazheve me lëvizje (GIF).

Ky shërbim aktualisht funksionon vetëm për përdoruesit e iPhone që bëjnë update aplikacionin.

Ndërsa për përdoruesit Android një gjë e tillë pritet të mundësohet së shpejti.