Sondazhi i ri: Hillary e rrit epërsinë ndaj Trumpit, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton e ka rritur epërsinë në 6 pikë ndaj rivalit republikan, Donald Trump, në mesin e votuesve të mundshëm, sipas një sondazhi të “Monmouth University” të publikuar sot pasdite.

Sondazhi i 802 votuesve të regjistruar gjeti se 50 për qind e përkrahin Hillary Clintonin, ndërsa 44 për qind Donald Trumpin.

Në sondazhin e fundit të këtij universiteti të mbajtur më 17 tetori, Hillary Clinton udhëhiqte me 12 pikë.

Ndërkohë, në disa sondazhe tjera gjithëkombëtare të publikuara sot, Hillary Clinton mban një epërsi prej 3 dhe 4 pikë.

download_1478536699-17788

Temat
Botë

Të afërta