Rënie e vogël e çmimeve me pakicë në Maqedoni

Indeksi i çmimeve të konsumit në Maqedoni në muajin tetor është i njëjtë si në muajin e kaluar, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë kanë shënuar rënie për 0.3 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritje të shpenzimeve të jetesës janë vërejtur në nëngrupet vezë dhe perime të freskëta dhe të ftohta, përveç patateve, për 1.1 për qind, pijeve joalkoolike për 0.4, mishit dhe qumështit për 0.3 për qind. Rritje ka edhe tek paket-aranzhmanet turistike për 4.9 për qind, këpucët për 3,4 gazit për amvisëri për 2.9, shërbimet spitalore 2.8, tekstili për amvisëri për 1.3, lëndë djegëse për familjen për 0 8, karburantet e lëngshme dhe lubrifikantët për 0,7, bizhuteritë dhe orat për 0.6, mobiljet për amvisëri për 0.5, rrobat, aparatet e vogla elektrike shtëpiake dhe ilaçet për 0.4, aparatte e mëdha elektrike shtëpiake për 0.3 dhe lojra, lodra dhe hobi për 0,2 për qind.

Ulje e shpenzimeve të jetesës është regjistruar tek frutat e freskëta dhe të ftohta për 5.4 për qind, produktet e tjera të furrës për 1.7, frutat e thata dhe produktet dhe arrat për 1.1, perime e ngrira, përveç patates për 0.8, vaj dhe yndyrërat për 0 7, orizi për 0.5, produktet tjera ushqimore për 0,4, peshku dhe prodhimet e detit për 0.3 për qind. Ulje e indeksit të konsumit ka edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 17.6 për qind, pajisja informatike për 2.4, shërbimet mjekësore dhe paramjekësore për 1.9, pajisjet për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpiake për 1.6, shërbimet dhe sendet për higjienë personale për 0.3 për qind.

Indeksi i çmimeve të konsumit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje për 0.2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë janë rritur për 0.5 për qind.

Temat
Rajon

Të afërta