Rajon

Përgatitjet për Izraelin, kombëtarja mbetet jashtë “Loro Boriçit”

By Dijart Dyla

November 07, 2016

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar programin e përfaqësueses shqiptare për ditët e grumbullimit para ndeshjes së të shtunës me Izraelin dhe bie në sy fakti se kuqezinjtë nuk do të shkelin në stadiumin “Loro Boriçi deri në ditën e ndeshjes.

Sipas rregullores, ekipi kombëtar mund të bëjë një stërvitje në impiant në ditën para takimit, por duket se FSHF ka rënë dakord me De Biazin që të paktën përfaqësuesja shqiptare të mos stërvitet në stadium për të mos dëmtuar terrenin që nuk është në gjendjen më të mirë, shkruan Panorama Sport.

Një gjë të tillë do ta bëjë Izraeli, ndaj është menduar që për kombëtaren shqiptare do të ishte më e përshtatshme të mbyllte përgatitjet në Durrës ku është akomoduar ekipi për të mos rënduar më shumë terrenin e lojës.