Rajon

Ngacmonte komshiet në ashensor, 1 vit burg për manjakun e pallatit

By Dijart Dyla

November 07, 2016

Ngacmonte komshiet në ashensor duke i prekur nga pjesët intime, prokuroria kërkon një vit burg për S.Mucën me profesion shofer autobusi.

Ngjarja është shënuar në një pallat pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë ku S.Muca teksa ndodhej në ashensor me komshien E.L e ka prekur atë nga pjesët intime duke e ngacmuar seksualisht.

Për këtë rast Muca është kallëzuar në prokurori dhe pas hetimeve ka rezultuar se prekjet në pjesën e gjoksit që ai i kish bërë komshies E.L në ashensor nuk ishin të vetmet pasi pak kohe më parë ai kishte ngacmuar dhe një grua të ve.

Vetë Muca e ka pranuar ngacmimin seksual para gjykatës duke shfaqur pendesë, ndërsa në pretencën e kësaj të hëne prokuroria ka kërkuar 1 vit burgim për të. shqiptarja.com