Meta falënderon nga Gjermania votuesit që e rizgjodhën në krye të LSI-së, ka dhe një mesash për në muajin dhjetor

​Nga gjermania, kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili u rikonfirmua në këtë post pas votimit nga anëtarësia e partisë ditën e djeshme, ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë besimin edhe për një mandat tjetër drejtimi të partisë aleate në qeverisje.

“Një falënderim të përzemërt për të gjithë anëtarët e LSI-së që morën pjesë dje në nivel jashtëzakonisht të lartë të pjesëmarrjes për zgjedhjet për kryetar dhe delegatë të LSI-së. Një manifestim i mrekuellueshëm i besimit të tyre. Falenderoj shumë ata qindra komisionerë dhe vëzhgues që garantuar një proces shembullor të votimit. Falenderoj dhe dy kolegët e mi z.Rrokaj dhe z.Spahiu për pjesëmarrjen në garë për idetë dhe mendimet e tyre sepse kanë kontribuar për ta bërë gjithë këtë proces më demokratik”, tha Meta.

Ai ndër të tjera u ndal edhe te ata që kanë bërë kritika. “Tani jam i bindur se nisemi drejt konventës zgjedhore të LSI-së në datat 3 dhe 4 dhjetor me më shumë ide e më shumë vullnet për ti sinkronizuar ato dhe për të garantuar një risi sipas vullnetit të anëtarësisë së saj”, tha kreu i LSI-së.

Temat
Rajon

Të afërta