Rajon

Daçiq: Interpoli refuzoi ta përfshijë në agjendë anëtarësimin e Kosovës

By Dijart Dyla

November 07, 2016

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se ka dështuar një përpjekje tjetër e Kosovës për anëtarësim në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.

“Edhe pse Kosova u përgatit për muaj të tërë dhe i dërgoi shënime të gjitha shteteve anëtare, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta përfshirë në rendin e ditës të së seancës së saj pikat shtesë për anëtarësim”, ka thënë kryediplomati serb, njofton Ministria e Jashtme e Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se Kosova në prill të vitit 2015 ka paraqitur kërkesën për anëtarësim, por Komiteti Ekzekutiv i Interpolit nuk e ka pranuar këtë propozim, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.