Rajon

Aksion gueril në Shtip: “Kujdes, Dime Spasov në rrugë”

By Dijart Dyla

November 07, 2016

Fundjavën e kaluar në rrugët e frekuentuara në Shtip janë paraqitur shenja improvizuese të komunikacionit me përmbajtje “Kujdes, Dime Spasov në rrugë”. Shenjat janë pjesë e aksionit gueril, por se kush qëndron pas kësaj nuk dihet, njofton Ajgnecia maqedonase Meta.

Shenjat tallëse në llogari të zëvendësministrit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili i dehur shkaktoi disa aksidente dhe i iku policisë, pas çka shpiku arsyetimin se e kanë ndjekur persona të armatosur që kanë bashkëpunuar me policinë, janë vendosura në pjesën qendrore të qytetit, përreth lumit Otinja, lumit Bregallnica dhe në parkun e lagjes 8 Nëntori.