Agjenti Kia Joorabchian beson se ylli i Paris Saint-Germain, Marquinhos është po aq i mirë sa kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, përkundër tetë viteve diferencë në moshë ndërmjet këtyre dy lojtarëve.
Joorabchian është agjenti i shumë nga futbollistëve më të mirë të Amerikës Jugore dhe të Evropës dhe ka thënë se braziliani mund të renditej edhe më lartë në listën e mbrojtësve më të mirë, duke e krahasuar atë me secilin në pozitën në të cilën Marquinhos luan.
“Unë them se ai mund të jetë njëri ndër pesë mbrojtësit më të mirë në botë, çdokush do ta thoshte këtë”, ka thënë agjenti Joorabchian.
“Nuk jam i sigurt se kush është më i mirë se ai, në pozitën e tij për momentin. Ai tashmë është në nivelin e Ramosit dhe mendoj që ai mund të jetë më i miri në botë. Ai ende është 22-vjecar”.

