Showbiz

Soni Malaj: Spirit Voice mund të ribashkohet, kjo është dëshira e Elias! (Video)

By Dijart Dyla

November 06, 2016

Këngëtarja Soni Malaj, e intervistuar në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka rrëfyer shumë detaje interesante dhe përjetimet e saj nga dasma mbretërore e Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia.

Duke folur për ndryshimin e marrëdhënies së Sonit me Elian para dhe pasi ajo u fut zyrtarisht në familjen mbretërore, është prekur edhe tema e grupit “Spirit Voice”. Pyetjes së gazetares se nëse tani pasi shoqja e saj gëzon një reputacion tjetër, a kanë humbur shpresat për ribashkimin e “Spirit Voice”, Soni iu përgjigj:

“Jo. Elia ka dëshirë, i duket një gjë e lezetshme, argëtuese.” – shprehet Soni.

Ajo gjithashtu shtoi se një ribashkim i mundshëm është gjithmonë interesant për publikun.