Azilkërkuesit shqiptarë në Britani do të kontrollohen nga dhëmbët

Rritja e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që shkojnë në Britani si refugjatë kanë alarmuar autoritetet vendase, veçanërisht për moshën e re që paraqiten si nxënës shkollash.

Një dokument i zbuluar “Mail” të dielën, bën me dije se autoritetet janë të detyruara që të marrin masa disiplinore për azilkërkuesit që paraqiten si të mitur. Në raport thuhet se ka dyshime për moshën e atyre që janë paraqitur si fëmijë. Për të përcaktuar moshën e saktë të tyre do të përdoren rrezet dentare X, çka nuk do të lejojë që autoritetet të gënjehen për moshën e tyre.

Propozimet kanë ardhur pas abuzimit të të rinjve shqiptarë që vetëdeklarohen si minorenë nën moshën 18 vjeç, duke krijuar probleme më pas në familjet që kujdesen për ta apo në shkollë. Në raport thuhet se disa shkolla kanë “refuzuar fëmijët” nën dyshimet se ata ishin më të mëdhenj se nxënësit e tjerë. “Mail”thekson se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Pothuajse 500 shqiptarë mbërritën në Britani vitin e kaluar duke pretenduar të jenë fëmijë të vetmuar –duke kërkuar të drejtën e shkollimit, një familje kujdestare që mund t’i mbajë ata deri në moshën 25 vjeçare. Raporti ka zbuluar se afro gjysma e kërkesave të tyre është refuzuar.

emigranmte-634x356_1478433100-5805216

Temat
Botë

Të afërta