Lajme

Policia me aksion për identifikimin e viktimave të trafikimit (VIDEO)

By FIRST CHANNEL

November 04, 2016

Operacioni i koduar me emrin “Nëntori” doli i suksesshëm për Policinë e Kosovës.

Ata bastisën 32 lokale të natës nëpër Kosovë meqë rast gjashtë nga ta u mbyllën e dy persona u arrestuan, njofton Klan Kosova.

Ky aksion u ndërmor nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.

Përmes një komunikate policia bën të ditur se gjatë operacionit është konfiskuar edhe një revole me nëntë fishekë dhe dy thika.