Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pamjet e arrestimit në Kamzë të Bushatit me 5 kg tritol me vete

Dy persona u vunë në pranga nga policia e Tiranës pasi njëri prej tyre u kap me lëndë eksplozive ndërsa personi tjetër e kishte porositur të sillte tritolin nga Fushë-Kruja në Tiranë.

Ndue Bushati 27 vjeç me banim në Mamurras u arrestua nga efektivët e komisariatit numë 5 në Tiranë, të cilët e evidentuan tek “Kthesa e Valiasir” pranë një karburanti. Bushati po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete, por për efektivët ka ngjallur dyshime për shkak të lëvizjeve të dyshimta që ai bënte. Ata e kanë ndaluar dhe në brendësi të qeses zbuluan 11 kallëpe me tritol me peshë 450 gramë.

Nga marrja në pyetje 27-vjeçari konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga Maliq Lika, i cili e kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.

Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e Maliq Likës 24 vjeç, me banim në Laç, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 85 fishekë, model 56.

Policia e Tiranës thotë se po punohet për gjetjen e destinacionit dhe arsyes që do të përdorej lënda plasëse.

Operacioni policor u kodua “Dërgesa”.

Exit mobile version