Fun

Macja e pikëlluar jetoi një vit tek varri i pronarit (FOTO)

By FIRST CHANNEL

November 04, 2016

Një mace e pikëlluar shumë nga vdekja e pronarit të saj, kaloi një vit duke jetuar tek varri i tij.

Macja ishte dëgjuar duke ‘qarë’ e shtrirë në tokë tek varri i pronarit të saj në Indonezi.

Një kalimtar i rastit tentoi që ta adoptonte atë por macja kthehej çdo herë tek vendi i njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Macja shkon çdo ditë tek ish-shtëpia e saj ku ushqehet nga disa fëmijë dhe më pas kthehet tek varri përsëri.

Pavarësisht se ushqehet nga kalimtarët, kafsha refuzon ta braktisë varrin, duke u shtrirë aty dhe duke fjetur mbi të çdo natë.