Arrestohet i dyshuari që vrau 2 policë në SHBA (Foto)

Policia në Iowa të Shteteve të Bashkuara njofton se e ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë në stil prite.
Policia po e kërkonte Scott Michael Greene, një 46-vjeçar nga Urbandale, në rrethinë të Des Moines, përcjell Express.

Oficeri i parë u gjet i vrarë në Urbandale në orën 1.06 të mëngjesit të mërkurën. Oficeri i dytë u gjet 20 minuta më vonë disa blloqe më tej. Të dy oficerët janë gjetur të vrarë ulur në makinat e tyre patrulluese.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Por, një video mobili e postuar në emër të Greene në tetor, shfaq një person duke iu ankuar policisë se një grup zezakësh e kishin goditur dhe ia kishin marrë flamurin e Konfederatës, të cilin po e mbante gjatë një ngjarje sportive shkollore.

Flamuri i Konfederatës konsiderohet shumë si simbol i skllavërisë.

92226828-mediaitem92226827_1478099332-5453098

92223474-mediaitem92223473_1478099332-7679703

92226826-mediaitem92226825_1478099332-9585544

Temat
BotëLajme

Të afërta