Joachim Low ka rinovuar kontratën me përfaqësuesen e Gjermanisë
Tekniku gjerman, Joachim Low, do vazhdojë të jetë në krye të Gjermanisë deri në vitin 2020. 56-vjeçari është pjesë e gjermanëve që nga viti 2006 dhe që nga atëherë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014, ku në skuadër kishte edhe mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi. Suksese tjera janë vendi i tretë në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe në Kampionatin Evropian 2012, por edhe kualifikimi në finale të Euro 2008.