Kjo veturë ishte vjedhur para 28 viteve kohë në të cilën mendohet që është fundosur në lum.
Falë projektit “Lumenj të Pastër” në Methuen, Massachusetts, një veturë e zhdukur para 28 vitesh është nxjerr nga fundi i lumit Merrimack, transmeton Express. Bëhet fjalë për një veturë Nissan Sentra të vitit 1986.
Çfarë është interesante, përveç veturës e cila ishte deformuar shumë, është fakti se në këtë lum tashmë janë nxjerr gjashtë vetura dhe pritet të nxirren edhe 20 të tjera të cilat janë të fundosura.