Vend

Fushë Kosova dhe Ministria e Infrastrukturës ende pa zgjidhje për banorët e Vragolisë

By Dijart Dyla

October 30, 2016

Komuna e Fushë Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës ende nuk kanë bërë zgjidhje për banorët e fshatit Vragoli, të cilët po protestojnë për ndërtimin e një mbikalimi ose nënkalimi në autostradë.

Banorët e fshatit Vragoli për të dytën herë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë, në shenjë proteste për dy viktimat që janë shkaktuar në këtë pjesë.

Banorët paralajmërojnë se do ta bllokojnë këtë rrugë çdo javë, deri në marrjen e këtyre masave. Kolona e automjeteve në këto rrugë është e gjatë mbi 2 kilometra.