Showbiz

Zaimina ‘pickon’ Bleron: Çka nëse nuk shihemi më unë dhe ti (Foto) (Video)

By FIRST CHANNEL

October 27, 2016

Këngëtarja Zaimina Vasjari së fundmi është bërë shumë aktive në media dhe rrjete sociale.

Ajo ka qenë e përfolur javëve të fundit për ndarjen nga ish-i dashuri i saj, gjersa nuk kanë mbetur pa u komentuar as pushimet e saj luksoze në Dubai.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet duke kënduar, gjersa në mbishkrimin e videos ka ‘pickuar’ paksa këngëtarin e njohur Blero, njëherit bashkëpunëtorin e suksesshëm të saj në fillimet e karrierës.

Zaimina ka shkruar “Çka nëse s’do shihemi më unë dhe ti”, që fakt janë vargjet e këngës “Rren” nga Aida Doçi, këngë të cilën ia ka punuar Blero.

Mbase këngëtarja është rrëmbyer paksa nga ritimi i këngës, por duhet bërë kujdes, pasi Blero tashmë nuk është single

Cka nese sdo shihemi me un dhe ti ??? 🤔😂🙈 @bleromuharremi "RREN "….

A video posted by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on