Fun

Shtëpia e ëndrrave të cilën mund ta merrni me vete (Foto)

By Dijart Dyla

October 27, 2016

Nëse e gjitha çfarë dëshironi është të mos shpenzoni shumë për një shtëpi dhe vetëm të udhëtoni në vende të ndryshme, atëherë kjo shtëpi ‘në rrota’ është një ide fenomenale për ju.

Kjo shtëpi lëvizëse për 2 persona, është mjaftueshëm e madhe që të jetoni në të dhe të udhëtoni me të.

Shtëpia në fjalë ka panele solare, tualet dhe ujë – që u mundëson njerëzve të jetojnë plotësisht rehat në të me të gjitha, transmeton Gazeta Express.

E projektuar nga Greenmoxie, një revistë kanadeze, kjo shtëpi është krijuar nga materiale të ricikluara.

Nga jashtë duket sikur është shumë e vogël, por sapo t’i shihni fotot se si duket nga brenda, do të mahniteni me atë çfarë një arkitekt mund të bëjë!