Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ky është qyteti shqiptar në Maqedoni që u pushtua sot nga qindra… (Foto)

Dikujt ndoshta mund t’i duket si një situatë komike, por vozitësve në qendër të Kërçovës sot vështirë se u erdhi për të qeshur, pasi për dhjetëra minuta mbetën të bllokuar nga qindra dele të cilat rruga sot i çoi andej.

Në çastet kur ishin bërë këto fotografi ditën e sotme, në vendngjarje nuk u vërejt as ndokush që mund të identifikohej si pronar i deleve apo çoban i tyre, e as ndonjë polic që do të tentonte të vendosë rend në komunikacion. Kështu, delet pas një kohë në mënyrë të qetë e përfunduan pushtimin e Kërçovës.

Exit mobile version