Botë

Adoleshenten e përjashtojnë nga shkolla për një arsye të çuditshme (Foto)

By Dijart Dyla

October 27, 2016

Kjo 13-vjeçare u përjashtua nga shkolla për një arsye të çuditshme: flokët e saj.

13-vjeçarja Chenise Benson kishte zgjatur flokët me shtesa të ngjyrosura dhe për këtë arsye nuk e kanë pranuar në mësim.

Mësuesit e shkollës George Pindar në Scarborough e kanë dërguar në shtëpi duke i thënë se nuk do pranohej në shkollë nëse nuk do ndryshonte modelin e flokëve.

I ati është tërbuar kur e ka marrë vesh dhe thotë se është një diskriminim.

Ai thotë se at ajanë me prejardhje xhamajkane dhe modeli i flokëve është një traditë e tyre, ndaj nuk ka arsye përse të përjashtohet.

Megjithatë drejtuesit e shkollës nuk kanë ndryshuar qendrim.