Botë

Thellohet kriza politike në Venezuelë

By FIRST CHANNEL

October 26, 2016

Kriza politike në Venezuelë po thellohet, derisa demonstruesit kundër qeverisë po tubohen për protestë masive, pasi në kongres u votua hapja e procesit politik kundër presidentit, Nicolas Maduro, duke shpresuar për ta përmbysur këtë lider socialist, i cili nuk është i popullarizuar.

Disa shkolla dhe pika tregtare janë mbyllur sot në kryeqytetin Karakas, dersia demonstruesit kanë marshuar kah pikat kryesore në qytet, për ta mbështetur fushatën për shkarkim të Maduros, raporton AP.

Autoritetet zgjedhore e kanë bllokuar shkarkimin javën e kaluar, ndërsa situata është tensionuar dje kur legjislatura me shumicë opozitare ka votuar për mbajtje të procesit politik kundër presidentit, duke e akuzuar atë për shkelje të rendit kushtetues, transmeton REL.