Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Sherifi paralajmëron: Po përgatiten lëshime të reja ndaj Serbisë

Ideja e prezantuar sot nga Edita Tahiri, që faza e tretë e Dialogut të Brukselit me Serbinë të ketë format negociatorësh sikur “Ekipi Unitetit” në bisedimet e Vjenës, nuk i ka pëlqyer fare Nismës për Kosovë.

Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se kjo ide është “një lajm shumë i keq”, transmeton Koha.net.

Ai në prononcim për Koha.net ka thënë se kjo që ka kërkuar Edita Tahiri, do të thotë përgatitje për koncesione të reja me Serbinë.

“Nëse Edita Tahiri kërkon një lloj dialogu sikur në kohën e bisedimeve të Vjenës, atëherë paskan përgatitur koncesione të reja për Serbinë. Se po të ishin tema për të cilat do të fitonte Kosova, nuk do të ishte e gatshme as Edita as shefat e Editës nuk do të na thirrnin”, ka thënë Sherifi, teksa potencon përsëri se po të ishte mirë, atëherë nuk do të thirrej fare opozita.

Exit mobile version