Botë

Nedved: Higuain është sulmuesi më i mirë në botë

By Dijart Dyla

October 26, 2016

Pavel Nedved, drejtori i Juventusit, e ka lavdëruar Gonzalo Higuainin

Gonzalo Higuain ende nuk është në formën e duhur që prej transferimit te Juventusi nga Napoli. Por, drejtori i Biaanconerëve, Pavel Nedved beson se argjentinasi shumë shpejtë do të rikthehet në formën e mirë.

“Nuk është e lehtë për një kampion të gjej vetëm në një klub të ri. Ka shumë shembuj të lojtarëve të cilët kanë vuajtur në fillim dhe më pas kanë shpërthyer”, ka deklaruar ai.

“Ne jemi shumë të kënaqur me Higuain. Ai është sulmuesi më i mirë në botë. Përkushtimi i tij është shembullor. Ne kemi bërë një vendim të mirë për të nënshkruar me të”, ka theksuar ish mesfushori i Juventusit.