Showbiz

Ledina “nxeh” temperaturat (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 26, 2016

Gjatë verës shohim në Instagram foto të ndryshme të personazheve me bikini dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Por këto foto i shohim edhe në sezonet e tjera, madje nuk janë “throwback” , pasi shumë personazhe zgjedhin plazhet në mes të vjeshtës.

Këngëtarja Ledina Çelo ka publikuar në Instagram disa foto, ku shihet se është duke pushuar me familjen e saj.

Ajo ka postuar në Insta Stories një foto në plazh ku duket shumë sensuale. Ledina ka një trup perfekt, me forma të lakuara, madje bikinit blu nxjerrin në pah hiret e saj.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, por kjo nuk e ka penguar që të rikthehet në formën e duhur. /Blitz/