Vend

Kuvendi nesër mblidhet për të diskutuar për “rastin Drenica”

By Dijart Dyla

October 26, 2016

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër, me fillim nga ora 10:00, të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të debatohet për grupin “Drenica II”.

“Seanca e cila ishte menduar të thirret sot si debat për vlerat e UÇK-së pas vendimit të djeshëm të gjykatës për grupin e Drenicës. U dakorduam që kjo seancë të thirret nesër në orën 10:00 për shkak se sonte është gati e pamundshme të thirren deputetët”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Ajo tha se në parim të gjithë janë pajtuar dhe tha se janë mbledhur 40 nënshkrime ndërsa shumica nga to, sipas Dërgutit, “janë të atyre që kanë votuar për Gjykatën Speciale”. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kanë pranuar një kërkesë nga GP i PDK-së, me 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zhvillimet e fundit dhe për grupin e Drenicës.

“Kjo seancë do të jetë nëse në ora 10”, konfirmoi ai.