De Biasi: Po vazhdojmë t’i kërkojmë talentet nëpër Evropë

Gianni de Biasi De Biasi thotë se futbolli shqiptar ka plot talente sidomos nëpër Evropë, me të cilët do të vazhdohet të punohet në të ardhmen.

Trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi foli për “RaiSport1” nga stadiumi “Bruno Beneli” i Ravenës, në pushimin e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë U-17.

“Tramezzani, si drejtor teknik i sektorit të ekipeve kombëtare, ka bërë një punë të shkëlqyer.

Po punojmë fort në aspektin e cilësisë, duke i dhënë një strukturë dhe mendësi të re këtij grupi djemsh.

Kemi plot të rinj të talentuar të shpërndarë anekënd Evropës dhe do të vazhdojmë me seleksionime në vende të ndryshme për të rritur nivelin teknik të kësaj skuadre”, u shpreh De Biasi. /Express/

Temat
RajonSport

Të afërta