Teknologji

Mercedes-AMG GLE 63 nga Top Car [FOTO]

By FIRST CHANNEL

October 25, 2016

Kompania ruse TopCar, e cila merret me modifikimin e veturave, deri tani ka prezantuar një sërë paketash për Mercedes GLE dhe GLE Coupe, ndërsa tani ajo sjell edhe një risi për këtë model.

Kjo kompani tani në ofertën e saj ka paketën më të re “TopCar Inferno” për modelin Mercedes-AMG GLE 63, përmes së cilës ky model tani ka një pamje “agresive” apo “kërcënuese”. Pronarët e Mercedes GLE në dispozicion kanë paketën e rregulltë “Inferno” për 17,395 euro, si dhe paketën e bërë nga fibra të karbonit që kushton 20,520 euro, transmeton Koha.net. Paketa “TopCar Inferno”, ndër të tjera, përfshin mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, mbrojtësit tjerë të rinj, spoilerin e përparmë, kapakun e motorit, maskën e përparme me logon “TopCar”, set pragjesh, difuzerin e pasmë, spoilerin mbi bagazh etj.

Kjo nuk është e tëra, sepse pronarët e këtij modeli po ashtu përmes kësaj pakete mund të marrin edhe set të rrotave HRE me diametër prej 22-inç, sistemin e frenave prej karbon-keramik, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.

Sa i përket interierit, TopCar përmes ka zgjedhur lëkurën më cilësore, tepihët “Inferno” si dhe pedalet nga alumini.