Drejtuesit e Juventusit sërish kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Chelseas, Oscar.
Sipas “Calciomercato.com”, udhëheqësit e kampionit të Italisë do të mundohen ta transferojnë Oscarin gjatë janarit nga Chelsea.
Juventusi ishte i interesuar edhe gjatë verës për brazilianin, por nuk arriti ta realizojè transferimin.
Oscar ka konkurrencë të fortë në Chelseas, kështu që transferimi te Juventusi do të ishte zgjidhje e mirë për të.