Ambasadori i SHBA’së mbron Kërqukin – kërcënimet janë të papranueshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj gazetarit Leonard Kërquki, kryeredaktor i “Gazetës Express” dhe autor i emisionit “Zona Express

Pas transmetimit të dokumentarit të realizuar nga “Zona Express” të titulluar “Gjahu në UÇK”, Kërquki ka marrë kërcënime të shumta nga përdoruesit e mediave sociale, por edhe kërcënime anonime.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka dënuar të gjitha kërcënimet që bëhen ndaj gazetarëve të Kosovës.

“Kërcënimet kundër gazetarëve të Kosovës janë të papranueshme. Mediat e lira janë shtyllë kryesore e çdo demokracie”, ka shkruar Delawie.

greg_1477405616-312489-1

Temat
Vend

Të afërta