Botë

25 pasagjerët u helmuan nga gazi toksik në aeroplanin e “British Airways”

By Dijart Dyla

October 25, 2016

Të paktën 25 pasagjerë u dërguan në spital pasi aeroplani i kompanisë “British Airways” ka lëshuar alarm urgjence dhe është detyruar të bëjë ulje në Vankuver, kjo për shkak të një gazi helmues që është lëshuar brenda aeroplanit.

25 pasagjerët dhe i gjithë ekuipazhi, duke përfshirë edhe dy pilotët, u dërguan në spital menjëherë pas uljes së aeroplanit në Vankuver, pasi brenda tij ishte lëshuar një gaz toksik helmues, shkruan “Independent”.

Fluturimi BA286 ishte nisur nga San Francisko, ku për destinacion e kishte Londrën, mirëpo u detyrua të bëjë ulje urgjente në Vankuver.

Në vazhdim sjell detaje të tjera…