Arsena Wenger e ka konfirmuar se Oliver Giroud është gati për të luajtur, por jo edhe Santi Cazorla dhe Aaron Ramsey
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se Oliver Giroud është gati për të luajtur në ndeshjen kundër Readingut në EFL Cup.
Por, francezi po ashtu njoftoi se Santi Cazorla dhe Aaron Ramsey nuk do të luajnë, pasi ende nuk janë gati.
“Cazorla nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur. Giroud do të jetë i përfshirë, por jo edhe Ramsey, pavarësisht se tashmë është duke u stërvitur normalisht”, tha Wenger gjatë konferencës për media.