Botë

Giggs kritikon Ibrahimovicin për gjestin që bëri në ‘Stamford Bridge’ (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 24, 2016

Ryan Giggs ka kritikuar Ibrahimovic për gjestin që bëri në ‘Stamford Bridge’ pas ndeshjes me Chelsean

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka kritikuar sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

‘Djajtë e Kuq’ u turpërua nga Chelsea duke humbur 4:0, por Ibrahimovic pas ndeshjes është parë duke buzëqeshur – pavarësisht se skuadra e tij u deklasua në ‘Stamford Bridge’. Kjo nuk i ka pëlqyer Giggsit, i cili e ka kritikuar atë.

“Kur ju humbisni 4:0, ju nuk silleni nëpër fushë duke ndërruar fanellat dhe buzëqeshur me ekipin që sapo ju mposhti”, ka thënë Giggs.