Sulm në Turqi: 2 të vrarë, 19 të plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer sot afër një makine të policisë, e cila ishte në lëvizje , në lindje të provincës turke, Bingol, duke vrarë dy oficerë të policisë dhe plagosur 19 persona të tjerë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Bomba, e montuar në makinë nga militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), shpërtheu afër zyrës së guvernatorit të kësaj province, transmeton Express.

Në mesin e të plagosurve janë edhe pesë oficerë./Express/

000-8w7mu_1477222932-3687933

Temat
BotëLajme

Të afërta