Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Shpëtoi bibën nga mbytja, tash ajo s’i ndahet (Foto)

Para 2 vitesh, Mike Jivanjee pa një bibë duke u mbytur në liqenin Oswego të Oregonit në SHBA dhe u ndal për ta ndihmuar.
Pasi e shpëtoi nga ngordhja e sigurt, Mike e mori bibën me vete në shtëpi për ta mjekuar dhe për ta lëshuar më pas përsëri në natyrë.

Ai e emëroi atë ‘Kyle’ dhe formoi një lidhje të pathyeshme me të. Kur Mike tentoi ta lëshonte atë në natyrë, Kyle nuk dëshiroi të largohej, transmeton Gazeta Express.

Mike tha: “Kam provuar të shpëtoj nga ajo, e dini. E kam dërguar me kilometra larg dhe e kam lënë në mes të asgjëje dhe kur jam kthyer ajo ka qenë në shtëpi para meje, kështu që nuk kisha çfarë të bëja”.

Kyle nuk është më një bibë e vogël; ajo tani është një patë dhe nuk e ka në plan që ta braktisë Majkun. Kudo që Mike shkon, Kyle është me të.

Exit mobile version