Teknologji

Me këtë pajisje mund të kontrolloni ëndrrat (Foto)

By FIRST CHANNEL

October 23, 2016

Ëndrrat dhe gjumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Ndërkohë që gjumi rigjeneron trupin, ëndrrat rigjenerojnë mendjen.

Pajisja e veçantë “iBand” është një shirit që të ndihmon për një gjumë të rehatshëm dhe ëndrra të këndshme. Kjo pajisje arrin të kontrollojë valët e trurit tuaj me një saktësi të një niveli laboratorik.

Ai përbëhet nga sensorë të veçantë në ndjekjen e shëndetit për të matur lëvizjet e trupit, rrahjet e zemrës dhe temperaturën.

Ky shirit përmban këngë dhe analizon informacionin që truri juaj përcjell gjatë gjithë ciklit të gjumit. Më pas, ai e përforcon këtë informacion për të luajtur dhe përshtatur sinjalet audiovizuale.