Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Arrestohet prifti, ngacmonte seksualisht 12-vjeçaren gjatë ekzorcizmit

Një prit është arrestuar nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht disa gra duke kryer ekzorcizëm dhe “shërim shpirtëror”.

Prifti në Palermo, Sicili, u arrestuar bashkë me një kolonel ushtarak mbi akuzat për abuzim seksual, raportojnë mediat lokale, transmeton Express.

Ati Salvatore Anello, 59-vjeçar, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër gra dhe një vajzë 12-vjeçare, gjatë “lutjeve për shërim”, që supozohet se kishin për qëllim t’i ndihmonin ato të shëroheshin nga sëmundjet apo t’i çlironin nga posedimi i djallit, sipas agjencisë së lajmeve “AGI”.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të parë nëse ka pasur viktimat të tjera.

Exit mobile version